“Daily Mail” është i sigurt: shpërthimi i Bruno Fernandezit mund të ndryshojë në mënyrë të bujshme të ardhmen e Pol Pogbas. Mesfushori francez ishte cilësuar në shitje prej kohësh, por kriza ekonimike e klubeve për shkak të pandemisë dhe kostoja e lartë e kartonit të ish-lojtarit të Juves, e bën thuajse të pamundur kalimin e tij gjetkë.

Ndaj, sipas gazetës britanike, në “Old Trafford” kanë menduar ta zgjidhin ndryshe, zgjidhhje së mund të sjellë edhe rinovimin e kontratës aktuale që skadon vitin e ardhshëm. Bruno Fernandez ka shkëlqyer në mesfushë dhe Solskajer po mendon t’i hedhë të dy, zgjidhje që mund t’i pëlqejë shumë edhe Pogbasë, çka do të bënte të mundur që Mançesteri të aktivizonte klauzolën që i lejon të zgjasë marrëveshjes dhe me 12 muaj të tjerë dhe të evitonte që francezi të largohej me parametër 0 në verën tjetër, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2021.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb