Liga e Kampioneve-  Mançester Siti ka marrë kreun e Grupit F me 6 pikë pas suksesit të rëndësishëm 3-0 në fushën e Shakhtar Donjeck. Skuadra e Guardiolës i është kthyer fitoreve  dhe  tashmë është e vetme ne kryesim.

Pritej një duel i vështirë ndaj skuadrës ukrainase por Siti ka dominuar në lojë dhe ka vendosur shpejt situatën nën kontroll me golin e David SIlva e më pas të Laporte, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për të shuar çdo shpresë të vendasve.

Goli i Bernardo Silva në fraksionin e dytë të ndeshjes shërbeu për të bërë edhe më të dukshme diferencën mes dy skuadrave dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në favor të ekipit të Guardiolës që u bë anglezja e parë që fitonte në fushën e ukrainasve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb