Me titullin kampion në Premier League në dorë, Manchester City kërkon triumfin edhe në Europë. Skuadra e Pep Guardiolës pret çerekfinalen e parë të Champions kundër Borussia Dortmund me statusin e favorites së madhe. Këto janë vetëm parashikime, pasi anglezët duhet ta tregojnë këtë në fushën e lojës. Guardiola largon euforinë e tepruar, teksa nuk i kursen deklaratat përtej sfidës që kanë krijuar shumë polemika.

International Guardiola Against Uefa And Fifa
International Guardiola Against Uefa And Fifa

“Shumë ndeshje vrasin lojtarët. Nuk kemi bërë asnjë pushim në mesjave që nga nisja e sezonit. Janë qënie njerëzore dhe jo makina. Asnjë lojtar nuk mund të jetë gati fizikisht dhe mendërisht të luajë çdo ditë. Kështu është e vështirë të jesh kompetitiv në çdo front”, është shprehur trajneri spanjoll, që pavarësisht pretendimeve të tij për kalendarin e ngjeshur ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Ndryshon diskutimi për Borussia Dortmund, që përballet me Manchester City pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe në një moment aspak të mirë të sezonit. Sancho është mungesa e madhe e gjermanëve, ndërsa të gjithë prozhektorët drejtohen te Erling Haaland, në listën e blerjeve edhe të Guardiolës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb