Paul Pogba nuk po kalon një moment të mirë tek ‘Djajtë e Kuq’, kjo edhe për shkak të raporteve të tensionuara me teknikun portugez Jose Mourinho. Informacionet e fundit që vijnë nga mediat  italiane tregojnë që Paul Pogba i ishte ofruar Juventusit në verë, por ai mund të mbetet në United nëse Zinedine Zidane kalon në Manchester United

Rai Sport raporton se agjenti Mino Raiola ka rikontaktuar përsëri me Juventusin dhe ju ka treguar atyre që ai është gati të kthehet në Torino.

Megjithatë, ka një besim që s’mund ta ndryshoi këtë gjë, nëse Mourinho shkarkohet dhe ai zëvendësohet nga ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane. Pogba nuk  ka  raporte të mira me teknikun portugez ndërsa  pronarët e klubit mund të gjenden përballë zgjedhjes  ose trajnerin, ose lojtarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: