Manchester United ka humbur përballë Tottenham Hotspur me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Premier Ligës.

Pjesa e parë e takimit në “Old Traford” pothuajse ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por me vendasit që patën  më shumë  raste për gol. Madje, Lukaku nuk arriti që të shënonte me portën e zbrazur në minutën e 15’të pas gabimit të Dany Rose. Megjithatë, edhe pas  përpjekjeve nga ana Paul Pogbas shifrat mbetet të pandryshuara.

Në pjesën e dytë u zhvilluar lojë krejtësisht tjetër, pasi Tottenham arriti që ta kthejë derbin në favor të tyre. Kanë mjaftuar vetëm dy minuta që Tottenham të shënoi dy gola dhe kështu i tërë Old Trafford të mbetet i shokuar. Fillimisht ishte Harry Kane në të 50′, i cili shënoi me kokë duke çuar shifrat në 1-0, ndërsa Lucas Moura në të 52′ i çoi shifrat në 2-0.

Pas pësimit të golave United pati disa mundësi për shënim por nuk arritën të konkretizonin. Nga ana tjetër miqtë shënuan edhe golin e 3 me anë të Mouras në të 84 dhe vulosën fitoren me rezultatin përfundimtar 0-3 duke i shkaktuar Jose Mourinhos humbjen e dytë radhazi në Premier Ligë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb