Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve.

Pas publikimit nga Autoriteti i Dosjeve për agjentin I.M., Meta në një reagim në Facebook, i ka cilësuar si manipulime dhe shantazhe për llogari të kryeministrit Edi Rama. Më tej shton se do të zhvillojë edhe një konferencë për të sqaruar më tej qytetarët.

Reagimi i Ilir Metës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Meta

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb