TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shigjetuar maxhorancën pas ngjarjes që ndodhi mbrëmë në Fushë-Krujë ku u hodh një sasi eksplozivi në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut.

Manjani, referuar deklaratave të maxhorancës dhe vendimeve të Prokurorisë e ngre gishtin e akuzës për këtë ngjarje tek opozita dhe i kërkon Prokurorisë së Krimeve të Lehta të hetojë.

“Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri Opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën…”, shkruan Manjani.

Manjani Fb
Manjani Fb

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:30. Një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të Ramazan Muçës, gjyshi nga nëna i Xhisiela Malokut dhe Besim Muçës, vëllait të tij.

Xhisiela Maloku denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja se e kishte dhunuar por më pas hoqi dorë dhe deklaroi se gjithçka e kishte bërë nga xhelozia. Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS ndodhet aktualisht në burg.

Kjo ngjarje u bë publike pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili kishte hetuar dhunën ndaj vajzës. Ai tha se për të mos e hetuar ngjarjen ishte kërcënuar me armë në kokë nga xhaxhai i djalit të prani të dy deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb