MAQEDONI E VERIUT

Qeveria teknike që udhëheq vendin pëgjatë vitit 2020 dhe kësaj pandemie po shqyrton dhe diskuton mundësinë e shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme me 30 ditë.

Kjo vendimmarrje do të ndikonte menjëherë në datën e zgjedhjeve që duhet të jetë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy partitë LSDM dhe BDI pretendonin dhe dëshironin që zgjedhjet të zhvilloheshin më 7 apo 14 qershor por nëse merret ky vendim, atëhere zgjedhjet e parakohshme do të jenë jo më parë se korriku.

Maqedonia ka luhatje kohët e fundit sa i përket të infektuarve nga COVID-19, por edhe sot që pati një rënie me 17 të infektuar gjithsej por shënoi 2 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb