MAQEDONI– Nënshkrimi i Presidentit, Gjorge Ivanov është akt formal që nuk mund ta pengojë Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Kështu vlerëson ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski, sipas të cilit “nëse Ivanov nuk e nënshkruan Marrëveshjen, do ta shkelë Kushtetutën, ndaj askush nuk është i obliguar ta respektojë një shkelje të tillë kushtetuese”.

“Siç duket këtu duhet marrë parasysh esenca. Kjo esencë është se vlerat themelore të Kushtetutës, vetë situatat kërkojnë që aspak të mos pritet në linjë juridike, nënshkrimi i tij që të mund të ecë shteti përpara. E kundërta do të thoshte bllokim të gjithë shtetit, pengim të mundësisë për euro-integrim, NATO, BE. Ndërsa të gjitha këto janë subjekte që e kanë ndihmuar gjithë këtë proces”, tha Trëndafil Ivanovski.

Ai vlerëson se ndryshe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili mbeti i bllokuar për shkak të inatit të Ivanovit, në këtë rast bëhet fjalë për një Marrëveshje ndërkombëtare të cilën Presidenti nuk mund ta mbajë peng.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb