MAQEDONI- As aksidenti nuk ka mundur të ndalë axhendën e takimeve të Kreut të Parlamentit Ilir Meta me përfaqësuesit politikë në Maqedoni. Meta ka vizituar në spital kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pësoi një aksident mëngjesin e sotëm ndërsa ishte nisur për të takuar kryeparlamentarin shqiptar.
Ka qenë vetë Ahmeti që ka publikuar një foto të takimit me Metën nga shtrati i spitalit. “Takimin me mikun tim të vjetër e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare të Facebook.

“Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë. Ju faleminderit të gjithë juve për kujdesin dhe dashamirësinë e shprehur, qofshi gjithmonë mirë ju dhe më të dashurit tuaj”, ka shkruar Ahmeti, i cili ka pësuar lëndime të lehta nga aksidenti.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb