MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka hapur kufirin me Greqinë pas vizitës së Zaev në Athinë. Tashmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë për në Greqi me një certifikatë vaksinimi apo test PCR negativ.

Në të kundërt, Greqia nuk ka marrë ende asnjë vendim për Maqedoninë e Veriut teksa këto ditë pritet një vendim i shtetit fqinj për vendet e treta jo anëtare në BE, përfshirë dhe Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Athinë, Zaev foli jo vetëm për hapjen e kufirit, por dhe marrëveshjen e Prespës si dhe i kërkoi ndihmë Mitsotakisit për një zgjidhje  me veton e Bullgarisë për negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb