“Ndryshimi mes Maradonës dhe Mesit? Leo në fillim zbriti nga froni Ronaldinjon, ndërsa mës pas iu desh të përballet me Kristiano Ronaldon, ndërsa Diego nuk kishte rivalë”, janë këto fjalët e Mario Kempes një tjetër emër i madh i futbollit argjentinës, që nuk i kanë pëlqyer aspak Maradonës.

Untitled
Untitled

Sigurisht, përgjigja e tij nuk ka vonuar dhe me një fotografi të publikuar në Instagram, “Pibe D’or” ka treguar 23 kampionë të mëdhenj me të cilët është përballur në karrierën e tij, mes tyre Platini, Van Basten, Gulit, Ziko dhe Mateus. “Si mund të thuash që nuk kisha rivalë. Shikoni me çfarë fenomenësh jam përballur”, janë fjalët që shoqërojnë fotografinë e publikuar nga Maradona.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: