Pavarësisht zbutjes disi të situatës, fakt është se Marash Kumbulla nuk po gjen hapësirë te Roma nën drejtimin e Jose Mourinho. Mbrojtësi shqiptar deri më tani ka qenë i përulur, duke punuar fort, por minutat në këmbë për të këtë sezon kanë qenë të pakta.

Trajneri portugez ndëshkoi me mënyrën e tij thuajse gjithë mbrojtjen që humbi në Europa League ndaj Bodo Glimt, përfshi edhe Kumbullën. Por më pas e riktheu në stol. Gjithsesi, minutat mungojnë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Drejtuesit e Romës i kanë lënë dorë të lirë trajnerit, por nga ana tjetër mund të humbasin Kumbullën nëse situata nuk ndryshon. Klubi verdhekuq investoi mbi 25 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, por vlera e kartonit të tij tashmë ka rënë si pasojë e mungesës së aktivizimit.

Capture

Në këtë aspekt, klube të ndryshme kanë hedhur sytë nga Kumbulla. Më e interesuar është Udinese. Nevoja për një qendërmbrojtës fizikisht të fortë, ka shtyrë klubin friulan të hedhë sytë nga Marash Kumbulla dhe nuk është çudi që të ketë një transferim që në janar.

Udinese ka kontaktuar menaxherin e Kumbullës dhe në janar do të shikohet mundësia e lëvizjes. Për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nuk do të ishte problem përshtatja, ai do të mbetej në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb