Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i fazës së parë në La Liga. Talenti portugez është shpallur fitues me 54.3% të votave në sondazhin e zhvilluar në faqen sportive spanjolle “Marca.com”. Në vendin e dytë, por më një diference shumë të madhe është rivali i përjtshëm i CR7, Lionel Messi me 13,4% të votave. Në vendin e trete është Kampioni i Botës Toni Kroos me 7.3% . Në këtë sondazh të “Marca.com” kanë marë pjesë 18.600 votues. Edhe pse sonadazhi i Marca-ës mund të cilosohet si i njëanshëm( si një gazetë pranë Realit) edhe shifrat në fushë flasin për një superjoritet të madhë të Ronaldos karshi Messi-t. Në 15 ndeshje Ronaldo ka shënuar 25 gola, ndërsa Messi 15 gola. Dueli ndërmjet Ronaldos dhe Messi-t pritet të vazhdojë edhe në vitin 2015, duke filluar në garën për “Topin e Artë”. Fituesi i Champions League përballë lojtarit më të mirë të “Botërorit Brazil 2014”. Ndërmjet dy sulmuesve më të mirë në botë, kemi një “mbrojtës” si Manuel Neuer.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: