Margot Robbie mori pjesë në premierën e ‘Saltburn’ të martën në mbrëmje në Los Angeles.

Filmi i ri i Emerald Fennell, të cilin Robbie e realizoi me kompaninë e prodhimit të bashkëshortit të saj Tom Ackerley, LuckyChap Entertainment, pati premierën e tij zyrtare me një prani të mbushur me yje.

Carey Mulligan, Jacoby Elordi dhe Barry Keehan, yjet e filmit, kanë pozuar në tapetin e kuq. Por shfaqjen e vodhi ylli 33-vjeçar i “Barbie” e cila zgjodhi një korse pa rripa ngjyrë kafe të errët, të cilën e kombinoi me një gjerdan floriri dhe grim të butë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Robbie dhe Ackerley, të cilët janë të martuar që nga viti 2016, kanë pozuar së bashku për foto në tapetin e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: