Marina mbretërore e Britanisë së Madhe ka kryer stërvitje të fuqishme, ku ushtarët e saj janë parë duke fluturuar nga një anije në tjetrën me pajisjet e veçanta që ngjanin me ato të filmit “Iron Man”.

“Kostumi fluturues” që është prodhuar nga kompania britanike Gravity Industries, shfaq marinarët britanikë duke përdorur këto pajisje për të fluturuar nga një anije në tjetrën, teksa ato ishin duke lëvizur.

Këto stërvitje kanë zgjatur tre ditë, në të cilat kanë marrë pjesë edhe 42 komando të marinës mbretërore, ku shqyrtuan të gjitha mundësitë për një ndërhyrje të befasishme në anijet e armikut duke simuluar çdo situatë të mundshme.

E sipas një anëtari të forcave speciale amerikane, ky ushtrim është një prej më të rrezikshmëve që kërkon precizitet dhe përkushtim tejet të madh.

Me “kostumin fluturues” që është ende në fazën eksperimentale, kërkohet trimëri e madhe për të fluturosh mbi det dhe të zbritet nëpër anije që janë në lëvizje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: