Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar ushtria ruse në Mariupol po kryen bombardime masive: “Mariupol është shembull i torturës”, është shprehur Zelensky.

“Është çnjerëzore mënyra se si ushtria ruse po i trajton njerëzit. Kjo nuk është një ngjarje ushtarake. Kjo është një torturë për vdekje. Ky është terrorizëm dhe urrejtje.”, ka thënë më tej ai.

Presidenti ukrainas ka bërë vazhdimisht thirrje për mbështetje ushtarake.

“Ukraina ka nevojë për armë dhe pajisje për të thyer bllokadën në fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit. Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën nëse ne nuk i ndalim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb