TIRANE- Gjykata e Tiranës ka pranuar sot gjykimin e shkurtuar për Mark Frrokun, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Belgjikë në 1999.

Në rast se dënohet nga gjykata, Mark Frroku përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen me 1/3 e dënimit.

Sakaq për të akuzuarin tjetër Kristian Marianin do të ndiqet procedurë e zakonshme. Dosja e tij u veçua sot nga ajo e Frrokut.

Frroku akuzohet për “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, kur pas një përleshje ndërmjet të akuzuarit Frroku, në bashkëpunim me disa të tjerë, ka mbetur i vdekur shtetasi shqiptar Aleksandër Kurti. Në bazë të veprimeve procedurale hetimore, rezulton se i pandehuri Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij kanë vrarë shtetasin Kurti, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: