Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Lezhës, Mark Marku në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës deklaratat dhe kritikat që bëri sot në Kuvendin Kombëtar të demokratëve.

Ai tha në ‘News24’ se Kongresi tregoi një shenjë autizmi të PD-së, një mungesë kurajo sipas tij për t’u përballur me sfidat që e presin këtë parti.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Keni qenë zëri kritik në PD. Shumë prej tyre e quajtën brilante e disa të tjerë nuk e pëlqyen…

Në sallë u prit mirë. Anëtarësia e partive sot është shumë e emancipuar. Nuk mund të presim një situatë ku ti thua diçka dhe ata reagojnë negativisht. Gjendja ku është shoqëria shqiptare, në parti kërkohet diçka sfiduese, e hapur, që njeh realitetin. PD dhe qeverisja po e po, por në këtë rast Kongresi, s’mund të bëhet autik. Ky kongres ishte shenjë autizmi. Një mungesë kurajo për t’u përballur me sfidat që e persin PD, dhe për atë që ka ndodhur.

A morët reagim nga Basha?
Jo nuk mora. Ishte gjithë kohës aty. As nuk e prisja. Kam komunikim me zotin Basha Kam komunikuar përherë metë të edhe para fushatës. Kam pasur komunikim me të gjiothmonë se nuk mjafton dëshira e asaj partie për të ardhur në pushtet, por nevoja e qeverisë për ta pasur atë parti për të ardhur në pushtet. Mendoj se; “Unë dua të vijë në pushet se kam ambicie për pushtetin, por të kësaj ambicie për pushtetin dhe të kenë nevojë të tjerët”, janë gjëra të ndryshme. Këtu e mendoj pikën e kthesës për PD. Duhet të reflektojë për problemet e veta, për problemet që ka shoqëria shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: