MAROK – Dy predikuesit islamikë marokenë Moulay Omar Benhammad dhe Fatima Nejjar, të dy zv/drejtorë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Marok, janë kapur teksa kryenin marrëdhënie seksuale në një automjet pranë Kazablankës.

Të paditur për tradhti bashkëshortore (ajo është vejushë, ai i martuar dhe babai i 7 fëmijëve), predikuesit do të dalin para gjykatës në muajin shtator.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim i ka pezulluar të dy, duke i akuzuar se kanë “bërë një gabim shumë të rëndë”. Sipas ligjeve në Marok, seksi jashtëmartesor është një krim, që ndëshkohet nga 3 deri në 12 muaj burg.

Moulay Omar Benhammad 63 vjeç, është i martuar dhe babai i 7 fëmijëve. Ai është profesor i Studimeve Islamike në Fakultetin e Arteve të Rabatit, anëtar i një shoqate për mësimin e Kuranit për fëmijët, mban lutje në xhamitë e Mohammedia e Meknes dhe është i njohur për nismën e “shkëmbimit të fjalëve të dashurisë në “Facebook”. Ai është akuzuar edhe për “tentativë korrupsioni” ndaj dy policëve, që ndaluan çiftin.

Fatima Nejjar, 62 vjeçe, është vejushë dhe nënë e 6 fëmijëve, predikuese islamiste. Edhe ajo është e njohur për videot e saj ‘online’ (në një nga të cilat, u bën thirrje vajzave të mos ulen në vendin e djemve dhe të mos qeshin para tyre, sepse këto sjellje nxitin epshin. 62-vjeçarja akuzohet për tradhti bashkëshortore në bashkëpunim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb