Artur Meçollari, kapiten i rangut të parë në emisionin “Frontline” në News24 foli për marrëveshjen e detit.

Ai theksoi se nëse e gjithë çështja shkon në Hagë atëherë , rrezikohet humbja e vijës së drejtë bazë

“Qeveria është tërhequr nga dakordësia e realizuar në vitin 2020. Kjo është deklaruar edhe nga kryeministri. Përpara një muaji kryeministri deklaroi se nuk ka dakordësi për vajtjen në Hagë. Kur në fakt përpara dy vitesh është rënë dakord. Kushtet për të shkuar në Hagë janë problemi kryesor për të cilën nuk ka dakordësi. Për Shqipërinë nuk ka ndryshuar asgjë, por nga Ministria e Jashtme në momentin që u deklarua se do të shkojë në Hagë u fut pa konsultime.

Nuk pati konsultime teknike për situatën. Për çështjen  e negociatave të vitit 2018. Në vitin 2018 janë zhvilluar negociata dhe ka dakordësi të palëve. janë bërë në kushtet të mirëbesimit. Këto dakordësi nuk mund të paraqiten më si mosdakordësi sepse ne do ta dalim me humbje në Hagë nëse ndodh, Pra qeveria Shqiptare mund të shkojë në Hagë, por me një seri dakordësish apo mosdakordësi që nuk përfshin ato të vitit 2018. Në vitin 2020 qeveria shqiptare vendosi të shkojë në Hagë për të gjitha çështjet. Për të gjithë çështjen e delimitimit.

Në vitin 2018 ka dakordësi për një draft marrëveshje. Ana tekstuale e marrëveshjes është dakordësuar,. Nuk do jetë më një marrëveshje me distanca të barabarta, nuk do të jetë më vijë delimituese për distanca të barabarta por e korrektuar për ndarje të drejtë. Pala greke në 2018 ka pranuar ekzistencën e vijës tonë të drejtë bazë që në vijë delimituese të mundshme ka efekt 40 km katror për palën shqiptare. Pra ka edhe dakordësi të tjera siç është në preambulën e tekstit të marrëveshjes të arritur në 2018 është arritur të përfshihet si referencë protokolli i Firences i vitit 1925 që ka lidhje me kufijtë detar. Këto dakordësi nëse do çohen në Hagë si mosdakordësi humbasim 40 km katror, parimi do të jetë po ai, dhe përfshirjen e preambulës së protokollit të Fierencës. Pra nëse do shkojmë me të gjithë çështjen në Hagë që në momentin e firmosjes hyjmë me 40 km katror minus, pra që në momentin e parë që firmoset marrëveshja. Marrëveshja e 2009 është rrëzuar për elementë proceduralë dhe  elementë që kanë lidhje me ndarjen e drejtë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb