Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen më të re mes Kosovës dhe Eurpës sa i përket fushës energjetike.

Kosova dhe grupi regjional i Europës Kontinentale nënshkruan marrëveshjen energjetike që sipas Ramës i hap rrugë vënies në punë të linjës 400 kë Kosova- Shqipëri.

Po ashtu Rama thotë se marrëveshja mundëson zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve.

 

 

STATUSI NGA EDI RAMA

LAJM I MIRË

U miratua me ne fund marreveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten 14 Maj 2020!

Ky eshte nje hap i shumepritur, pasi i hap rrugen se shpejti marreveshjeve te nenshkruara ndermjet KOSTT?? dhe OST?? per rritjen e sigurise se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundesuar venien ne pune te linjes 400kV Shqiperi-Kosove dhe zhvillimin e tregut te perbashket te energjise elektrike

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb