Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘”RealStory” të Sokol Ballës në News24 ka ironizuar me deklaratat e Kryemadhit se opozita me Kodin e ri Zgjedhor merr më shumë vota se me të vjetrin.

Gjiknuri konfirmon se mazhoranca nuk bën gjë që nuk i intereson asaj, por nga ana tjetër referuar deklaratës së Kryemadhit se opozita merr 100 mandate ai thotë se padashje PS ka bërë më shumë të mira se ç’mendonte për të tjerët.

”Ne nuk bëjmë një gjë që s’na intereson ne. Fakti që kryetarja e LSI thotë se me Kodin e ri Zgjedhor marrim më shumë vota se me Kodin e Vjetër. Padashje kemi bërë më shumë të mira dhe për të tjerët. ”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb