Pas një jave të tensionuar, republikanët dhe demokratët kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur tavanin e borxhit deri në fillim të dhjetorit. Mësohet se Senati do të rrisë kufirin e borxhit me 480 miliardë dollarë  deri me 3 dhjetor.

Drejtuesit në Capitol Hill ishin në diskutime mesnatën e kaluar mbi ngritjen e kufirit të borxhit dhe shmangien e katastrofës ekonomike. Presidenti Biden theksoi rrezikun e mospagimit të borxheve nga SHBA,  nëse Kongresi nuk e ngre kufirin e borxhit për herë të parë në histori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb