Presidenti i SHBA Joe Biden thanë një deklaratë për mediat foli për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, të cilën e quajti ‘barbarizëm të pastër’.

Po ashtu ai bëri me dije se do të flasë personalisht të përmes video-konferencës me familjet e amerikanëve që besohet se mbahen peng nga Hamasi. Ku ndër të tjera tha se se bëhet gjithçka e mundur për gjetjen e pengjeve amerikanë dhe kthimin e tyre në atdhe.

“Unë mendoj se ata duhet të dinë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdeset thellësisht për atë që po ndodh. Ne duhet t’i komunikojmë botës se kjo luftë është kritike. Kjo nuk është as sjellje njerëzore, por barbarizëm i pastër. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i gjetur dhe kthyer në shtëpi qytetarët tanë amerikanë,” tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi 17 amerikanë mbeten të pagjetur pas sulmit të befasishëm në Izrael nga grupi militant Hamas gjatë fundjavës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb