TIRANE- Ky është Marsel Qeleshi, jetimi, i cili qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe në futbollit. 18­vjecari është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës duke respektuar vendimin e gjykatës, e cila caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur një herë në javë në këtë institucion.

Kur e pyet se perse qëlloi mbi autobusin, ai të përgjigjet me një pyetje. Ai thotë për “Tv Klan” se planin për të qëlluar mbi autobusin e kombëtares serbe kishte kohë që e planifikonte.

Ndërsa shton se nëse do rikthehej pas, do bënte të njëjtën gjë. Me vendim të gjykatës së Tiranës, 18– vjeçari jetim nuk duhet t’i afrohet shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” pasi akuzohet se dhunonte fëmijët dhe personelin.

Sipas Marselit, kjo ndodh për shkak të skandaleve që ai zbuloi atje. Qeleshi ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: