TIRANE- Një përballje e fortë, akuza dhe kundërpërgjigje në lidhje me krimin e trefishtë në Korçë, ishte ajo mes Marsela Toshit dhe nënës së saj, Mimoza Grëmi. Teksa janë bërë protagoniste të emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Mimoza akuzoi të bijën se ajo fshihej pas vrasjes së dy djemve dhe burrit të saj.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë, Marsela ka reaguar duke akuzuar nënën e saj dhe babain se ajo kishte vuajtur në varfëri ekstreme dhe ata nuk e kishin ndihmuar. Ajo ka rrëfyer se detyrohej të hante miell të skuqur, ndërsa mamaja dhe babai i saj hanin bërxolla. “A janë me këmbë në tokë këta njerëz që flasin. Kush flet ajo nënë që më la 5 vjeç. Unë haja miell të skuqur përditë, nëna ime me babain hanin bërxolla.” thotë Marsela.

Ajo shton më tej se i ka kërkuar nënës së saj që ta ndihmonte që t’i gjente një punë në Itali, por shtoi se ajo ‘nuk e çante topin për të’. “Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën. Mamaja se çantetopin.”

Më keq akoma mamaja se do ndot gojën kot. Ai nuk punonte, lekë s’kishim. Të veja të hapja këmbët me lekë.

Si ka mundësi që Naumi kishte një opinion të mirë tek prindërit e tu, familjarët dhe tek banorët. Si ka mundësi?

Marsela: Sa e njoh unë, nuk e njeh askush. Babai im i tha nipit të vet, djalin tënd do ushqeja me qumësht. Pse ky është baba. Unë haja miell të skuqur, ai hante bërxolla në Greqi. Nuk kisha një palë mbathje të vishja, 14 vjeç. Vija me arnaa në shkollë, me pantallona të grisura.

NËNA E MARSELËS
Nuk jam dakord. Ish-burri im e donte shumë, shumë dhe kurrë nuk i thoshte këto gjëra. As Naumi ta përdorte. Asnjë cik nuk i mungonte asgjë.

Zoti Andrea tha se kanë pasur edhe një llogari bankare?
Ka, ka. Ma ka thënë edhe ajo vetë. Kur ka ardhur tek motra vitin e kaluar tallej me ne. Ajo thotë se hante makarona dhe flinte, unë haja misër se nuk kisha. Kur më ka kërkuar Marsela lekë, kam marrë makinën time, kam shkuar tek një X tjetër, kam vajtur tek një fabrikë që punoja ndonjëherë dhe e kam marrë në telefon tek numri i Naumit se më kërkoi 300 euro për t’i blerë syze djalit të madh. Ajo nuk fliste. Naumi më thoshte asnjëherë mos i jep lekë, se jam unë këtu. I kërkove burrit, pastaj kërkoji nënës e babait.

Çfarë marrëdhënie ke me ish-burrin tënd?
Kur e kam takuar i kam folur. Kur u bë martesa e Marselës me Naumin. Se nuk më ka lidhur puna. Nuk i besoj asnjë nga ato që tha, asnjë cik. Ai lloj njeriu (Naumi) nuk prekte me dorë. Ai vdiste për fëmijët. Ajo i rrihte fëmijët. Ajo e pinte duhanin vu. Unë kur nuk kam lekë për bukë, nuk pi duhan. Unë kam 18 vjet në Itali dhe nuk e kam vënë njëherë duhanin në buzë. Kur e bëri denoncimin në polici, ajo kishte ikur me një x tjetër.

Pra ju jeni në të njëjtën mendje me babain e Naumit?
Më ka marrë ai në 2 të natës dhe më ka thënë kështu-kështu Marsela ka ikur. Jo për rrahje, se të ishte ashtu nuk e merrte prapë në shtëpi.

24-VJEÇARJA
Marsela, nëna jote mbron çdo detaj që ka deklaruar Andrea Toshi. Të gjithë e njohin Naumin si baba i përkushtuar?
Pashë Zotin me atë baba të përkushtuar. Isha nënë edhe babë për ata fëmijë.

Në policinë e Korçës ka denoncim që Naumi ka ushtruar dhunë ndaj jush?
Po kam bërë një deklaratë që ai të mos më prekë më me dorë dhe të mos më nxjerrë nga shtëpia.

Kur është bërë denoncimi?
Para se të ikja. Nuk e mbaj mend.

Grindja e fundit dhe ky denoncim, si rezultat çfarë ndodhi?
Unë nuk flisja dot një llaf në shtëpi. Nuk e ngrija dot zërin, se haja dru. Pse vonohesha 2 orë, haja dru. Jam rrahur para shkolis së fëmijës sime, në mes të pazarit.

Cila ishte arsyeja, ekonomia?
Të tëra vijnë.  ur e mendoja që nuk kisha gjë në shtëpi me ikte truri.

Vjehrri juaj ka deklaruar se kishit një llogari bankare?
Punova si shk**** dhe ja lashë burrit për fëmijët e mi. Punova dy javë në duhan. Futa lekët në bankë dhe i dhashë edhe kodin.

Fituat 4 milionë lekë në duhan?
Jo, jo. Ato janë të burrit, nuk janë të miat. Ato i kishte në emrin e vetë. Ja kishte dhënë babai i vet.

Duke qenë se kishte këtë llogari bankare, pse nuk shpenzonte ato?
Se nuk donte. Unë nuk i kërkoja dot llogari se haja drurin.

Sa lekë fitove gjatë punës tënde tek duhani?
Tre ditë punova. 30 mijë lekë, ndaj u hap ajo llogari bankare. Ju lutem shumë mos më hapni më plagë. Jam bërë ca si e dytë tani, të lutem mos më ngacmoni më.

Pse nuk ia keni hapur telefonin më nënës tuaj?
Unë i kam kërkuar, i kam shkruar 4 mesazhe. Nuk donte.

Nëna: Kur unë të mora për 300 eurot e çunit në telefon pse nuk më flisje, por i thoshe Naumit nuk është nëna ime ajo.
Marsela: Nuk dua t’i kthej përgjigje asaj. Të ktheva ty se je gazetare dhe të falënderoj

Si do vazhdojë jeta jote, me çfarë po merresh?
Pyetje është kjo. Aktualisht me asgjë nuk po merrem.

Si mendon se do vijojë jeta juaj?
Nuk e mendoj si do vazhdojë jeta ime.

Psikologia: Ju mendoni se Naumi kishte probleme të shëndetit mendor që e bëri këtë?
Nuk e di.

Ju e prisnit?
Nuk kam parë gjë. Se po të kisha parë, do i kisha marrë dhe do flija jashtë.

Avokatja: Atë ditë kur u ndave nga i ndjeri Naum e mendoje që mund ta bënte një veprim të tillë?
Nuk më la shenja. Fjalinë e fundit që më tha, ik më hap gjyq, shko në gjykatë. Atë që do të lërë gjykata atë do mbash dhe hallall ta kesh. Kisha 4 muaj që po bëja luftë.

Avokatja: Ju mendoni se Naumi e vrau veten pasi i ike ti, se kishte dy fëmijët, se kishte një sedër shumë të madhe….Ti me perceptimin tënd, mund të thuash një fjalë shumë të sinqertë pse mund të ketë bërë Naumi këtë?
Çfarë të them unë. Dija unë që do e bënte këtë gjë. Më la ndonjë shenjë?!

Ju ishit drejt një divorci, kishit kërkuar të zgjidhnit martesën?
E vetmja gjë ajo ishte. Kjo është e vërteta.

Si do vijoj marrëdhënie me Marselën?
Mimoza:
Pritet gjithçka nga ajo.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb