Ka pasur thashetheme se braziliani mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me bashkatdhetarin e tij, Aleks Sandro, por duket se asgjë nuk do të ndodhë.

Mbrojtësi dhe zv/ kapiteni i Real Madrid, Marselo ka hedhur poshtë të gjitha zërat që e çojnë atë në Serie A, më saktë te Juventusi, për t’u bashkuar me Kristiano Ronaldo.

“Kam dëgjuar kaq shumë gjëra të hidhura, jam këtu deri në fund”, tha Marselo për “Real Madrid TV”.

“Disa njerëz krijojnë gjëra që nuk ekzistojnë. Unë kam parë dhe lexuar shumë gjëra të pakuptimta por unë do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid “, është shprehur braziliani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb