Protesta qytetare në kryeqytet po njeh përmasa të reja të revoltës. Pasi u larguan nga godinat e Kryeministrisë, protestuesit po vijojnë marshimin e tyre pa asnjë shenjë ndalimi, duke u zhvendosur papritur drejt godinës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përveç thirrjeve të përsëritura drejtuar kreut të ekzekutivit, këtë herë në shënjestër të turmës ka rënë e gjithë klasa politike e tranzicionit.

Përpara godinës së Ministrisë së Jashtme, qytetarët kanë unifikuar zërat e tyre në një mesazh të prerë, duke mos bërë asnjë dallim mes pozitës dhe opozitës tradicionale:

Thirrjet e fuqishme “Rama në burg, Berisha në burg!” kanë jehuar për minuta të tëra në të gjithë zonën. Turma vazhdon të këmbëngulë në të njëjtën pikë: “Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb