Qytetarët po vijojnë marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit. Pasi u ndalën përpara Parlamentit, protestuesit kanë rifilluar lëvizjen përgjatë akseve kryesore të Tiranës.
Në këto momente, bulevardet po ushtojnë nga një thirrje e re dhe e prerë e turmës së revoltuar.
Qytetarët po bërtasin në kor: “Arrestoni Ramën!”, duke kërkuar pranga për kreun e qeverisë.
