Marsi do të jetë protagonisti i qiellit në muajin shkurt.

”Në shkurt, Marsi është i vetmi planet që mund të vërehet në orët e para të natës, midis atyre që duken me sy të lirë. Planeti i Kuq mund të vërehet kur errësira bie, kur mund të identifikohet lehtësisht në Jug-Perëndim”, vëren Unioni Amerikan i Astronomëve Amatorë (UAI).

Për ta bërë vëzhgimin e Marsit më sugjestionues është fakti se tre sonda do të arrijnë në të.

Është sonda kineze ”Tianwen-1” e cila gjithashtu sjell një zbarkues dhe një rover në Mars; ”Hope” e Emirateve Arabe, e cila do të mbetet në orbitën e Planetit të Kuq për të studiuar atmosferën e saj dhe amerikania ”Mars 2020” e destinuar të sjellë në planet roverin e pestë të NASA-s, ”Perseverance”.

Planeti i Kuq mbizotëron në qiellin e shkurtit gjithashtu sepse planetët e tjerë janë të vështirë të vëzhgohen pasi janë afër Diellit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: