Lautaro Martinez mbetet një çështje e hapur, mes Barcelonës dhe Inter vijon një betejë e heshtur për sulmuesin argjentinas. Në Spanjë janë të sigurt, Martinez do të transferohet në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni ndërsa në Itali kanë një tjetër version. Barcelona për momentin nuk dëshiron të shkoj më shumë se 60 milion euro kesh plus 2 lojtarë ndërsa Marotta kërkon minimalisht 70-80 milion euro kesh, plus ndonjë lojtarë. Diferenca nuk është shumë e madhe, kjo do të thotë se transferimi i Martinez do të varet shumë nga lojtarët që ofron Barcelona.

Sport
Sport

Emrat e Firpo dhe Todibo nuk e ngrohin shumë drejtorin zikaltër, i cili dëshiron në Milano Arthur dhe Semedo. Diskutimi mund të jetë ndryshe nëse Barcelona vendos që të përfshij në tratativa Vidal ose Griezmann, në këtë rast Inter duhet të ul pretendimet për para kesh. Sipas “Sport”, Barcelona kërkon të mbyll sa më shpejt këtë marrëveshje, në mes të majit dëshirojnë të kenë mbyllur gjithçka, për të vijuar më pas me pjesën tjetër të merkatos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb