TIRANE

Në fillim të gushtit të vitit të kaluar, Marsela dhe Vitmari u përfolën se do të martohen së shpejti, por nuk u dha asnjë datë konkrete. Marsela është muza e Vitmarit, madje albumi i tij i fundit, “9” është dedikim për këngëtaren. “Ka gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë, sidomos dashuria,” tha muaj më parë Marsela.

Në një intervistë për “Gjesi,” çifti u përball me pyetjen e pashmangshme, “Po dasmën kur do e bëni?”. Vitmari tha “në pranverë,” por Marsela e kundërshtoi me buzëqeshje.

“Jo, nuk është e vërtetë. Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data,” tha ajo.

Historia e tyre u bë publike në fillim të 2019-s. Ata njiheshin përsëlargu prej kohësh. Çifti shumë simpatik u vesh nuse dhe dhëndër për një ditë në sfilaën e Joni Peçit.

Marsela dhe Vitmari qenë të fundit që sfiluan. Dyshja parakaloi nën tingujt e “La vita” të Shirley Bassey, interpretuar nga zërat e fuqishëm të Inva Mulës dhe Aurela Gaçes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb