Në këtë kohë kur njerëzimi po ‘lufton’ me pandeminë globale Covid-19, dikush ka vendosur që ta mbajë mend në një mënyrë më të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja e njohur turke, Didem Balçin ka vendosur që gjatë kësaj kohe të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë.

Aktorja që njihet me rolin e Selxhan në serialin “Osman” dhe partneri i saj avokat, Can Aydin janë martuar së fundi në një ceremoni private ku kanë qenë të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit.

Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse të pandemisë, duke vendosur maska dhe një numër të reduktuar të ftuarish.

Një tjetër detaj interesant nga kjo dasmë ishte se të afërmit e tjerë e kanë ndjekur ceremoninë martesore online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb