Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK, sipas urdhëresës, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të të premte në orën 15:30.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb