Forcat ruse të sigurisë rrethuan dhe bllokuan hyrjen në ndërtesën e Wagner edhe në Shën Petersburg, pas lëvizjeve të organizatës në Rostov dhe Voronezh.

Disa oficerë të zbatimit të ligjit ishin në hyrje të ndërtesës, e cila hapi dyert nëntorin e kaluar.

Situata në Shën Petersburg, megjithatë, është e qetë dhe nën kontroll, sipas mediave ruse dhe masat e shtuara të sigurisë vazhdojnë të funksionojnë në qytet.

“Situata në Shën Petersburg është e qetë dhe e kontrolluar. Guvernatori Alexander Beglov është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e zbatimit të ligjit të qytetit ”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb