KOSOVA

Kosova ka vendosur të marrë masa të reja antiCovid. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave dhe u ka komunikuar shtyrjen e nisjes së vitit shkollor dhe rikthim të orës policore.

Është propozuar që shkollat në Kosovë të hapin dyert më 13 shtator kurse ora policore të jetë nga 22:00 deri në 05:00.

Ndërkohë restorantet e lokalet do të punojnë deri në 21:30 kurse do të shtohen si staf shëndetësor dhe inspektorë 1 mijë e 16 punëtorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb