Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga të shtëna në Jerusalem, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre disa në gjendje të rëndë.

Referuar “CNN”, sulmi i armatosur ka ndodhur në një sinagogë.

Autori i sulmit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Incidenti vjen një ditë pasi forcat izraelite vranë nëntë palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten, sipas Ministrisë palestineze.

Një palestinez i dhjetë u vra në atë që Policia izraelite e quajti një “trazira të dhunshme” pranë Jerusalemit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb