BRAZIL

Një tragjedi ka ndodhur në Brazil ku 25 persona kanë humbur jetën nga të shtënat në Rio de Janeiro.

Nga mediat e huaja mësohet se përplasja e armatosur ka ndodhur gjatë një operacioni kundër trafikantëve.

Policia e Brazilit kishte marrë informata se trafikantët po rekrutonin fëmijë për klanin e tyre, por aty u përballën me persona të armatosur. Mes të vrarëve është edhe një polic.

Sipas informacioneve, banda në fjalë merrej me vrasje, trafik droge dhe rrëmbime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb