Në Reçak sot po shënohet 24-vjetori i masakrës së kryer nga forcat paramilitare serbe nën direktivat e kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu shprehet se kjo masakër “është epitafi real mbi Millosheviçin, dhe identikit i Vuçiçit dhe miqve të tij kudo ndodhen”.

Reagimi i plotë:

Përkujtimi i masakrës së Reçakut është një ushqim i madh politik dhe human jo vetëm për shqiptarët, sigurisht me qendër Kosovën, por për të gjithë ndërgjegjën e njerzimit.

Masakra e Reçakut ndodhi në qendër të Europës në fund të shekullit 20, në ngjashmëri me krimin nazist mbi botën.

Sot ajo është aktuale, jo vetëm për çfarë ndodh në Ukrainë, por përfshin kjo kujtesë rrezikun aktual mbi Kosovën, sepse shkaktarët janë të të njëjtës linjë Rusi-Serbi. Masakra e Reçakut është epitafi real mbi Millosheviçin. Por kjo masakër është identikit i Vuçiçit dhe miqve të tij kudo ndodhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: