Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pavarësisht vrasjeve tronditëse në Resulaj ai nuk ka gjetur ende kohë për të shprehur ngushëllime.

Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se masakra e Selenicës ka prekur gjithë kombin dhe është lajm në median ndërkombëtare, ndërsa shton se i vetmi që nuk reagon është kryeministri Edi Rama.

“Kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!,” shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajm boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! sb

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: