Një sulm i armatosur ka ndodhur në qendrën islamike të San Diegos. Dy adoleshentë u futën të armatosur në xhami duke lënë të vrarë tre persona. Sipas dëshmitarëve në zonë, personat e armatosur qëlluan me të paktën 10 të shtëna.
Autorët u identifikuan, 17-vjeçari Kane Clark dhe 18-vjeçari Caleb Velasquez.
17-vjeçari Kane Clark ishte shkollën e mesme Madison dhe ishte një mundës i shquar, raportojnë mediat e huaja. Gjithashtu, raportohet se dy adoleshentët më pas u vetëvranë.
