FIER – Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” pa afat për Albert Zekaj i cili, vrau dhe hodhi trupin e shokut të tij Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas në Fier.

“Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjarëve. Ligji të veprojë” janë fjalët që ka thënë Zekaj pas marrjes së dënimit.

“E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Skenar i denjë për një film horror. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj.

Ai është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur ‘syrit’ të mediave, për të bërë më pas rrëfimin horror të 22 marsit të vitit të kaluar.

Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qelluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” ka thënë Zekaj në gjykatë.

Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, ku ka përfituar strehim dhe ushqim

kreshnik beqirajj

Ngjarja 

Po në vijim të punës  hetimore u bë  identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb