TIRANE – Selman Aliaj, 28-vjeçari i cili masakroi për vdekje me çekiç mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe më pas i hodhi trupin në liqenin e Farkës, do të martohej në fillim të vitit të ri.

Në një postim të viktimës, 74-vjeçarit Fejzi Aliaj, në Facebook, ditë më parë lajmëroi se do të martonte të birin që i mori jetën, dhe dukej tepër i entuziasmuar për këtë fakt.

Në rrjetin social në postimin e bërë me dt. 15 dhjetor shkruante se më 14 janar të vitit 2018, në shtëpinë e tij do të kishte dasmë.

“Martoj djalin tim Selmanin me Manushaqen. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj,” shkruan ai në Facebook.

farkee

Ngjarja

Të premten, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta (një çekiç)  disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin  F.A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Aliaj pasi ka kryer veprimet e sipërcituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “çekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, iu referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”, parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: