TIRANE- Inspektoriati shtëtëror teknik dhe industrial vijon intensivisht inspektimet në të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse. Në zbatim të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” si dhe me angazhimin e kryeinspektorit të ISHTI Gazmend Osmani, vetëm gjatë muajit shkurt janë kryer mbi 700 inspektime në gjithë vendin.

Pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e ISHTI, në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, janë mbajtur aktet përkatëse të bllokimit, ndalimit apo konstatimit për 332 subjekte.

Pas shqyrtimit të akt konstatimeve nga komisioni i ankimeve administrative u vendos masa e gjobës për 80 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse. Në subjektet ndaj të cilave u mor masa e gjobës, për 73 prej tyre ishte për shkak të mungesës së dokumentacionit ndërsa 7 subjekte u gjobitën për tregtimin e karburanteve jashtë standarteve.

Masa e gjobës ndaj këtyre subjekteve vjen në përputhje me ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Në total masa e gjobave për subjeketet qu gjetën në shkelje shkon në 36.650.000 lekë ( tridhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë lek).

Inspektoriati shtetëror teknik dhe industrial do të vijojë pa ndërprerje kontrollet në të gjitha pikat e tregtimit të karburantit dhe të lëndëve djegëse.

Ndërkaq për të shmangur situata të rrezikshme për jetën e qytetarëve, ISHTI u bën apel atyre të blejnë bombola gazi (GLN) në pikat e shpërndarjes të cilat janë të certifikuara dhe që përmbushin elementët e sigurisë teknike.

Ndërkaq në kuadër të rritjes së elementëve të sigurisë për tregtimin e bombolave të gazit, qeveria miratoi në mbledhjen e fundit VKM për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN), ku parashikohet ndalimi i mbushjes së bombolave GLN nga njësitë e tregtimit e shumicë. Në bazë të këtij vendimi Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është përgjegjës për mbikëqyrjen e aktivitetit të shoqërisë së tregtimit me shumicë, me qëllim garantimin e sigurisë së bombolave të mbushura me GLN.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: