Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, duke folur për masat e policisë në këto kohë pandemie, deklaroi se në vija të përgjithshme mund të thuhet se në Shqipëri karantina ka funksionuar.

Karantina në Shqipëri ka funksionuar. Ne, sic e kemi bërë me dije, kemi gjobitur dhe hequr leje drejtimi. Qytetarët që kanë dashur të bëjnë pazarin dhe nuk kanë marrë kuponin, nuk janë penalizuar. Por ka pasur qytetarë që kanë dalë në orën 5 të pasdites e të tillët janë gjobitur. Mundësitë janë që të dërgohet qoftë një mesazh. Policia po merr masa, sepse është e vetmja mënyrë për të parandaluar pandeminë. Toleranca mund të na japë kosto të gjithëve ne”, tha Kuko.

Romina Kuko theksoi se kjo kohë mund të rrisë më shumë dhunën në familje, duke nënvizuar se do ju gjenden pranë viktimave në cdo rasti.

“Kemi monitorim të situatës, pasi jemi në një gjendje që mund të kemi edhe dhunën në familje. Nga ajo që vëmë re në pjesën e denoncimeve, duket se ka ulje të ndjeshme të denoncimeve apo kërkesë për urdhër të mbrojtjes. Nuk ka raste ekstreme, përpos një rasti. Duke qenë se viktima mund të ketë qenë me dhunuesin, kanë frikë të denoncojnë.

Është shumë e rëndësishme të thuhet në këtë moment. Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar, të denoncojnë, sepse policia do të jetë me të gjithë viktimat. Kush ndihet i kërcënuar, ju lutemi telefononi në 116 dhe 117, që është linja për gra e vajza. Është e rëndësishme që të mos heqim fokusin nga këto fenomene. Patjetër që edhe fëmijët mund të denoncojnë dhe ne do marrim masa, sigurisht. Në 50 përqind të dhunës në familje, fëmijët janë të përfshirë dhe ne po punojmë kundër krimit”, u shpreh Kuko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb