Deputeti mjek i Partisë Socialiste Ilir Pendavinji në një lidhje live në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 është një nga anëtarët e Kuvendit dhe jo vetëm që I është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të kontribuar në luftën kundër Manastirliut.

Pendavinji thotë se deri tani si ish- mjek askush nuk i ka kërkuar ende ndihmë por ai është vetëofruar aty ku do të kenë nevojë autoritetet.

Më tej ai shprehet se masat e qeverisë janë drastike por të domosdoshme për të ulur shtrirjen dhe kurbën e përhapjes së koronavirusit dhe rasteve.

”E kuptoj që një pjesë e madhe e njerëzve I marrin inofmracionet nga ju. Faleminderit, po i bëni një nder dhe kontribut me informacione ndaj njerëzve.

Kështu është në fakt, unë u surpirzova kur dëgjova kryeministirn dhe ministren për rastet, për solidarizimin e mjëkve inferimerëve, stomatologëvve, gatishmërinë që kanë ata për të qenë në frontin e parë.

Unë në specialitetin tim jam mjek dhe jam shkëputur nga mjekësia dhe po bëj deputetin por me të gjitha njohuritë e mia nga shkolla, specialitetet dhe 26 vite që kam mbaruar dhe jam vetëofruar dhe do jem aty ku ka nevojë.

Akoma jo nuk na është kërkuar ndihmë, por nuk bëhet fjalë vetëm për 5 mjekët e Komisionit të Shëndetësisë, përgëzoj dhe mjekët nga PS apo dhe nga opozita. Të cilët janë vetëofruar pa I thënë njeri. U vetëofruan nga thirrja që bënë Ministria.

Patjetër, në solidarizim të plotë me personelin mjekësor. Unë besoj që në fund të kësaj jave besoj që mund të ketë edhe shtim të rasteve. Masat janë vërtet drastike por edhe të domosdoshme por për t’I dhënë shtrirje të ulët, ta ulim kurbën në një kohë sa më të gjatë dhe sa më pak raste.”- tha Pendavinji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb