Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata.
Më herët, prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.
Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.