Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me  mashtrimet me Call Centara-t, urdhër-arrestin për Amand Josifin dhe lidhja e këtij të fundit me Olsi Ramën.

Në një intervistë në Syri Tv, Gjokutaj deklaroi se rasti rëndohet për shkak se nga ana e autoriteteve shqiptare nuk është vepruar.

“Problemi rëndohet dhe është i rëndë kur personi që përmendet nga shtypi spanjoll, me sa kam dijeni ka letërporosi nga spanjollët, Amand Josifi ka qenë këshilltar i Olta Xhaçkës, person me certifikatë sigurie, në bashkëpunim me vëllain e Ramës kanë kryer këtë skemë mashtruese.”-tha Gjokutaj.

Genc Gjokutaj tha se një pjesë e mirë e administratës po paditet për afera korruptive ndërsa shtoi se rasti konkret është specifik. Sipas tij shteti shqiptar ka penguar procesin dhe s’ka bashkëpunuar me spanjollët që Amand Josifi të shkojë në Dubai.

“Ose s’kanë bashkëpunuar me spanjollët ose është penguar e zvarritur procesi që Amand Josifi të shkojë në Dubai. Qeveria jonë sot e kësaj dite nuk ka marrë mundimin që të bëjë marrëveshje me Dubain për ekstradimin e kriminelëve.

Nga ana e shtetit shqiptar s’ka asnjë iniciativë. Mazhoranca ka kapur drejtësinë për fyti, po fsheh korrupsionin e madh. Rasti konkret është shumë ordiner. Këto janë shenjat e një metastaze se s’është një gjë e vogël. Të mashtrosh 200 mijë klientë përmes call center-ave, nuk e bën kushdo.”-tha Gjokutaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb