FIER

Personi që shihni në foto ka ngritur më këmbë policinë e Fierit që prej 11 shkurtit, ditë kur me anë të mashtrimit i vodhi 50 mijë euro një kambisti në pikën e tij të këmbimit valutor.

Gazetari Ervis Kuçi ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” imazhin e tij të kapur nga kamerat e sigurisë.

Azerbajxhanasi
Azerbajxhanasi

Burri siç shihet në foto është rreth të 60-ave dhe me pak mjekër, ndërsa është futur në pikën e Exchange me kapele në kokë, ndërsa mban dhe syze. Ai është prezantuar si azerbajxhanas dhe ka kërkuar për të këmbyer valutë të huaj me 50 mijë euro.

Por pasi kambisti i ka nxjerrë ka marrë eurot nga valixhja duke e lënë bosh. Më pas është larguar duke thënë se do shkonte në bankë të sillte dollarët me të cilët do blinte eurot. Kambisti e kuptoi 15 minuta më pas që valixhja ishte bosh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb